Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar se nesër do të bëhet pranim-dorëzimi i postit të ekzekutivit nga Isa Mustafa tek Ramush Haradinaj.
Sipas tij rreth orës 12 do të bëhet pranim dorëzimi i këtij posti.
“Nesër do të bëhet pranimi-dorëzimi të postit tek Ramush Haradinaj. Do të jetë ora 11-12. Pritja do të jetë sipas rregullave të përcaktura” ka thënë shkurt Nitaj për Indeksonline.
Ndryshe, edhe punonjësit që merren me pastrim në Kuvendin e Kosovës, kanë filluar të përgatitën për këtë ditë të vecantë për Ramushin.
Ramush Haradinaj, dje është zgjedhur kryeministër i ri i Kosovës me 61 vota për,1 abstenim dhe asnjë kundër.
E këtë moment të shumëpritur të Ramushit e ka injoruar opozita duke e lëshuar sallën në momentin kur bëhen gati për votim.
Ramush Haradinaj është nominuar nga koalicioni PAN si kandidat për kryeministër ku edhe nesër zyrtarisht do ta bartë këtë pozitë.
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s
Vdes në moshën 93-vjeçari disenjatori i famshëm italian, Val...
Merz: Evropa do të shmangë çdo përshkallëzim me SHBA