Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj i është kundërpërgjigjur kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Adem Mikullovcit pasi që ky i fundit deklaroi sot se nuk do të thërras seancë nëse PAN nuk deklarohet si ka numrat dhe nuk i plotëson të gjitha kushtet që i kërkohen.
Nitaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kryesuesi i seancës konstituive i thërret seancat kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij.
“I kisha sugjerua z.Mikullovci, që ta mësoj përmendësh rregulloren e Kuvendit, sepse shkoi dëm me ekspertizën e tij. Ai nuk ka të drejtë të komentojë asgjë nga karrika ku është ulur, siç bëri edhe sot në disa raste”, ka thënë Nitaj.
Postimi i plotë:
Postimi i plotë i tij:
“Kryesuesi i seancës konstitutive, i thërret mbledhjet kur t’i kërkohet e jo kur t’i teket atij. I kisha sugjerua z Mikullovci, që ta mësoje përmendesh rregulloren e Kuvendit, sepse shkoi dëm me ekspertizën e tij. Ai nuk ka te drejte te komentoje asgjë nga karrika ku është ulur, siç beri edhe sot ne disa raste. Ai është i barabarte me te gjithë deputetet tjerë, dhe kur ka debat, nëse ka, duhet te çohet nga karrika e kryesuesit e te komentoi nga foltorja e Kuvendit, por vetëm ne cilësinë e deputetit, e kurrsesi te kryesuesit te seancës.
Ai e ka përparësinë e moshës, te cilën e përcakton rregullorja dhe unë e respektoj këtë norme, por kjo nuk i jep asnjë te drejt tjetër, qe ai te sillet si “baba” ne Kuvend.”
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...