Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, duke thënë se ai ka ndërruar mendje sa i takon kundërshtimit të marrëveshjes për ratifikimin e demarkacionit.
“Pas matrapazit të Akademisë së Shkencave, në sipërfaqe paska dalë edhe “ustai i tregtisë” tash si eskpert i matjeve me, siç thotë teknologji moderne”, thuhet në reagimin e Nitajt.
Ky është reagimi i plotë:
Marifeti i matjes së territorit-përgjigje Ramiz Kelmendit
Ramiz Kelmendi, intermediatori i famshëm, që e kishte ofruar vilën e tij diku në Rugovë, për bisedime ndërmjet Hashim Thaçit dhe Opozitës, për demarkacionin, më në fund e paska nxjerrë kokën!
Tregtari i famshëm nga Rugova, që dikur thoshte se “do të votoj kundër demarkacionit”, paska ndërruar mendje!
Si gjithmonë, duke e shtyrë agjendën e partnerëve të tij të interesit, por kësaj radhe duke ia kthyer argatin Isa Mustafës, i cili dikur e kishte refuzuar të ishte pjesë e strukturave të LDK-së, e më pas e bëri zvkryeministër.
Pas matrapazit të Akademisë së Shkencave, në sipërfaqe paska dalë edhe “ustai i tregtisë” tash si eskpert i matjeve me, siç thotë teknologji moderne!
Ramiz Kelmendi dhe shefat ose partnerët e tij, kujtojnë se kufijtë e Kosovës, janë të një vlere me “mallrat e skaduara që tregtohen nga Serbia apo Mali i Zi” dhe harrojnë se kufiri nuk caktohet sipas tekave e interesave, as të Isa Mustafës e as të Hashim Thaçit, dhe edhe më pak të ministrave të tregtuar të tyre.
“Biznesmeni i Qeverisë”, duhet të na tregojë se si po u matka territori pa u caktuar kufijtë, as me Malin e Zi e as me Serbinë!
Se ku janë kufijtë me Malin e Zi, atij dhe të tjerëve si ai, ua kanë treguar qytetarët e Kosovës dhe të Rugovës.
Ramiz Kelmendi është mirë ta shtyjë biznesin e tregtinë, kryesisht me Serbinë edhe ndonjë ditë, sepse edhe ajo do të soset shpejt, e të mos na japë ide për matje territoresh, sepse deri me sot asnjë shtet në historinë e caktimit të kufijve, nuk e ka aplikuar një model të tillë.
Ku e gjetën këtë marifet se!!!
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...