Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj thotë se mandati i presidentit skadon në shkurt të vitit të ardhshëm dhe kjo temë nuk është herët të hapet.
Nitaj në RTV Dukagjini ka thënë se në Kosovë kanë ndodhur disa zhvillime që kërkojnë një reflektim edhe nga koalicioni qeveritar.
“Situata me pandeminë dhe dialogun e ka shtruar nevojën që koalicioni qeveritar të zgjerohet edhe me partnerë tjerë. Është pothuajse e pamundur që një marrëveshje eventuale të miratohet në Kuvend me 2/3 pa zgjerim të koalicionit qeveritar”, tha ai.
Nënkryetari i AAK-së thotë se sot Haradinaj ka marrë mandat për çfarëdo negociata për riformatizimin e qeverisë dhe për negociatat për presidentin
“Një kërkesë e një numri të madh të anëtarëve të Këshillit Drejtues që kandidatë i AAK-së për president të jetë zoti Haradinaj”.
Nitaj thotë se kjo kandidaturë nuk e prek pozitën e Presidentit aktual deri në fund të mandatit në shkurt.
“Gjërat duhet t’i themi hapur. Koalicioni i ka vetëm 61 vota dhe mandati i Presidentit skadon me 8 mars. Qeveria do të përballet me çështjen e presidentit dhe nëse partitë nuk gjejnë zgjidhje për presidentin, vendi detyrimisht do të shkon në zgjedhje”, tha ndër të tjera Muharrem Nitaj.
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00