Nisma Socialdemokrate ka vazhduar të prezantojë aderimet e reja.
Këtij subjekti sot i është bashkuar doktori nga Klina, Agim Krasniqi.
Krasniqi ka përfunduar specializimin dhe doktoratën në Bukuresht, ku edhe ka punuar për shumë vite.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka thënë se me doktorin do të jenë më të fuqishëm në Klinë dhe Kosovë dhe se kanë nevojë shumë për ekspertizën e çmuar të doktorit.
“Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t’i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.
Më tutje, Limaj ka thënë se ardhjet e reja janë dëshmia më e mirë se Nisma është në rrugë të drejtë dhe personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën për të dhënë kontributin e tyre, për ç’gjë edhe ndihen krenarë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë