Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se kjo parti do të votojë pro ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
“Kryetari i partisë sonë, Fatmir Limaj, ka negociuar në marrëveshjen me Malin e Zi dhe ne jemi pro kësaj marrëveshjeje, do të votojmë pro ditën e enjte”, tha ai.
“Besoj që kryeministri dhe të gjithë liderët kanë negociuar me partnerët e tyre, LDK është deklaruar pro, ka mbetur të bisedohet me Listën Serbe. Kjo çështje është veç e përfunduar dhe shpresoj që të enjten të votohet”, ka thënë Shala në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Pa aneks-marrëveshjen nuk ka mundur të kalojë kjo marrëveshje që nga vitin 2015. Marrëveshja është garanci që na jep mundësi t’i rishikojmë pikat se ku ka pasur lëshime në marrëveshjen e kaluar”, tha Shala.
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë
775 mijë euro investim për ujësjellësin në fshatrat e Shalës...
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh