Mevludin Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka dhënë detaje rreth programit të kësaj partie.
Ai thotë se kanë planin e duhur për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e prodhimit vendas.
“Si pikë të parë ne shohim subvencionimin e bizneseve që më së shumti janë dëmtuar nga rrethanat që i ka krijuar nga kjo pandemi globale’, tha Krasniqi në T7.
Ai premtoi pagesë të qirave për një vit për gastronomët.
“Do të krijohet një fond i veçantë që do të promovonte eksportin e produkteve vendore”, shtoi ai.
Ndërkohë Elmi Reçica tha se në programin e tyre vend të veçantë kanë edhe kategoritë e dala nga lufta.
“Mbështetja financiare e veteranëve dhe kategorive të tjera të dala nga lufta të mos bëhet pengesë për punësimin e tyre”, tha ai.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron