Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, së bashku me Nehat Mustafën, kryetarin e Degës së NISMA Socialdemokrate në Ferizaj, prezantuan programin “Përjetë Ferizaj”, një plan që siç thonë ata, synon ndryshim të qëndrueshëm dhe buron drejtpërdrejt nga nevojat e qytetarëve.
“Mbrëmjen po e mbyllim me zemër plot. Komogllava sonte na tregoi çfarë do të thotë besimi dhe përkrahja e sinqertë. Mbështetja për listat tona po rritet çdo ditë, në çdo lagje, fshat e qytet. Ferizaj ka nevojë për njerëz të guximshëm, që qeverisin me qytetarin dhe për qytetarin,” tha Limaj.
Ai shtoi se lista që udhëheq Nehat Mustafaj përfaqëson gjithë shoqërinë, nga të rinjtë te të moshuarit, dhe është garanci për realizimin e projekteve të mëdha, për dinjitet dhe për zë të barabartë për të gjithë qytetarët e Ferizajt.
“Ferizaj ka nevojë për njerëz të guximshëm, që qeverisin me qytetarin dhe për qytetarin. Lista që udhëheq Nehati përfaqëson gjithë shoqërinë nga të rinjtë te të moshuarit dhe është garanci për punë të mëdha, për dinjitet, për zë të barabartë për të gjithë”, theksoi Limaj.
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...