Nisma: Mosvendosja e ambasadës në Jeruzalem mund ta largojë njohjen nga Izraeli

18:53 | 1 Mars 2021

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Shefiri thotë se nëse nuk vendoset ambasada në Jeruzalem atëherë gjasat janë të mëdha që njohja nga Izraeli të jetë shumë jetëshkurtër.

Kjo sepse Izraeli mund të instistojë që marrëveshja të zbatohet në tërësi ose fare, shkruan Sherifi

Kosova sipas Sherifit gjendet para alternativës se a duam ta mbajmë njohjen nga Izraeli apo jo.

Postimi i tij i  plotë:

Nëse qeveria e ardhshme e Kosovës nuk do ta vendos ambasadën në Jeruzalem, ashtu sikur parashihet me Marrëveshjen e Washingtonit, atëherë gjasat janë të mëdha që njohja nga Izraeli të jetë shumë jetëshkurtër.

Sepse, Izraeli mund të insistojë që Marrëveshja për Njohje Reciproke mes dy vendeve ose të zbatohet në tërësi ose të mos zbatohet fare!

Prandaj, konsideroj që Kosova nuk është para alternativës nëse duam të vendosim ambasadën në Tel Aviv apo në Jeruzalem, por para alternativës nëse duam ta mbajmë njohjen nga Izraeli apo jo!

 

Lajmet më të lexuara