Dega e Nismës Socialdemokrate në Deçan ka kërkuar nga Manastiri i Deçanit të mos pengojë asfaltimin e rrugës Deçan-Plavë, e cila kalon në zonën e veçantë të këtij Manastiri.
Sipas reagimit të kësaj partie, Këshilli Menaxhues i Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit, kohë më parë nuk ka penguar ndërtimin e hidrocentraleve në këtë zonë, ndaj nuk duhet të pengojë as asfaltimin e rrugës.
“Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me lëvizjet e fundit rreth asfaltimit të rrugës Deçan-Plavë, dhe tentimin e pengimit nga ana e Manastirit të Deçanit. Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, i kërkon Këshillit Menaxhuese të Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit, që nesër në mbledhjen e tyre, të marrin vendim të drejtë dhe të mos pengojnë ndërtim e kësaj rrugë, kur dihet së ky këshill nuk ka penguar kohë me parë ndërtimin e Hidrocentraleve në kuadër të Zonës së Veçantë të Manastirit të Deçanit”, thuhet në reagimin e tyre.
Kjo parti ka kërkuar edhe nga kryetari i Komunës së Deçanit të mos pranojnë asnjë kompromis rreth asfaltimit të kësaj rruge dhe të mos bëj ndonjë devijim të trasesë së rrugës.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...