Në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimi Evropian, nga institucionet e Kosovës, në veçanti nga Qeveria, është kërkuar që të punojnë në dy rrafshe. Në njërin rrafsh është kërkuar të zhvillohen bisedime me Serbinë, ndërsa në rrafshin tjetër ato të zakonshmet, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Nisma për Kosovën vlerëson se përgjegjësia për këtë dështim në fushën e integrimit të vendit, është vetëm e qeveritarëve të Kosovës, që në procesin e bisedimeve me Serbinë u treguan shumë të dëgjueshëm, shumë dorëlirë, bile aq dorëlirë sa që fare nuk shqetësoheshin se sa të dëmshme dhe të pa pranueshme mund të jenë marrëveshjet mbi të cilat ata i vinin pa hezituar nënshkrimet e tyre.
Nisma vlerëson se qeveritarët tanë ishin shumë të dëgjueshëm deri në përulje në procesin e bisedimeve me Serbinë, e të padëgjueshëm deri në mospërfillje të Bashkimit Evropian në rrafshin e forcimit të shtetit ligjor. Duke vepruar në këtë mënyrë, pra duke qenë të zellshëm në bërjen e koncesioneve në kurriz të Kosovës në procesin e bisedimeve me Serbinë, këta qeveritarë shpresonin se Bashkimi Evropian do t’ua vlerësojë këtë “sakrificë” dhe nuk do të ndalet shumë në rrafshin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Nisma konsideron se vetëm duke e bërë Kosovën vërtetë shtet të së drejtës, duke e zhvilluar atë ekonomikisht, duke e bërë të dinjitetshme në raport me fqinjët e më gjerë, vetëm atëherë, liberalizimi i vizave dhe procesi i integrimit në Bashkimin Evropian do të jetë i shpejtë dhe i drejtë.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...