Dega e Nisma për Kosovën në Prizren ka mbajtur një konferencë për media, ku kanë falënderuar të gjithë strukturat, aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e tyre.
Nisma thotë se pa të sipërpërmendur “nuk do të arrihej të realizohej projekti i Nismës” dhe të cilët kryen detyrën me përkushtim “gjë e cila edhe rezultoi me fitoren e Nismës, duke dal kështu si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe rrjedhimisht, në parlamentin e ardhshëm do ta përçojë zërin e qytetarëve të Prizrenit, nga dy deputetë, nga Zafir Berisha dhe Albulena Balaj-Halimaj”.
“Edhe pse procesi zgjedhor është përcjellë me disa të meta nga organizatori i zgjedhjeve (KQZ-ja), ne përshëndesim qytetarët e Komunës sonë të cilët edhe gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve i ka dhënë kuptim meritor këtij procesi”, thuhet në komunikatën e kësaj dege të Nismës.
Ky subjekt politika ka thënë se pret që në të ardhmen KQZ-ja të bëjë pastrimin e listave zgjedhore si dhe ta përmirësojë gabimin e bërë./arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...