Për të katërtin vit me radhë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës dhe me ndihmën e Drejtorisë Komunale të Arsimit ka filluar vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e klasave të para, të pesta dhe të nënta.
Gjatë këtyre vizitave, të cilat synojnë kontrollin shëndetësor të të gjithë nxënësve në këto paralele, parandalimin e sëmundjeve, promovimin e shëndetit dhe edukimin shëndetësor, janë identifikuar shumë patologji, për të cilat Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka marr një varg masash për evitimin e tyre.
Ky vit është shumë i rëndësishëm, pasi plotëson ciklin prej katër viteve, me ç’rast tanimë janë përfshirë të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e nëntë. Nga viti i ardhshëm, të gjithë fëmijët do t’iu nënshtrohen kontrolleve për herë të dytë.
Kjo mundëson krahasimin me rezultate konkrete dhe të matshme për shëndetin e të gjithë nxënësve dhe masave konkrete që pritet pastaj të ndërmerren bazuar në këto rezultate.
Duke marr shkas nga kjo situate dhe rëndësinë që këto vizita kanë në shëndetin e fëmijëve, lusim të gjithë prindërit e fëmijëve në këto paralele, për bashkëpunim dhe koordinim të plotë me stafin shëndetësor si dhe me mësuesit dhe kujdestarët e klasave përkatëse, thuhet në një komunikatë për media të Komunës së Prishtinës.

SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...