Këshilli Qendror i Zgjedhjeve që nesër do të mbajë mbledhje për të miratuar planin për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat u dekretuan për 22 tetor të këtij viti.
“Këto janë zgjedhje të rregullta, të parapara në kalendarin zgjedhor. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të filloi menjëherë me përgatitjet për organizimin e tyre. Gjatë ditës së nesërme presim që të kemi një mbledhje ku do të miratojmë Planin Operacional për organizimin e tyre”, ka thënë zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.
E, fushata për këto zgjedhje do të zgjasë siç e parasheh rregullorja, 30 ditë, të cilën gjë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ’së, Elezi.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se KQZ’ja ka kapacitet për të organizuar sa më mirë zgjedhjet.
“Janë 4 muaj në dispozicion të KQZ-së për një organizim sa më të mirë të tyre. KQZ-ja ka kapacitetet e plota për të përmbushur detyrimet e veta, jo vetëm në periudha të rregullta zgjedhore, por e dëshmon edhe përgatitja e zgjedhjeve të 11 qershorit për vetëm 1 muaj”, ka thënë Elezi për Metron.
Këto zgjedhje lokale u dekretuan sot nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili këtë e bëri pas konsultimit me përfaqësues të partive politike.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen pak muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme që u mban më 11 të këtij muaji, e që sollën rezultate që u cilësuan si të papritura./arbresh.info/
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...
OVL e UÇK thërret konferencë për media
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Vushtrr...
SHBA vendos aeroplanmbajtësen e tretë në Lindjen e Mesme mes...