Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sot është publikuar njoftimi për parakualifikim për kompanitë e interesuara për ndërtimin e parkingut nëntokësor te Fakulteti Filologjik.
Ky parking me minimum 500 vendparkime, sipas njoftimit është një prej investimeve më të mëdha në Komunën e Prishtinës.
“Në fazen e parakualifikimit do të kalojnë vetëm kompanitë/konzorciumet që kanë dëshmi të përvojes dhe dëshmi të kapacitetit financiar. Në sipërfaqe do të zgjerohet hapësira gjelbëruese duke rritur parkun qëndror të Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
Punimet priten të fillojnë sivjet dhe të zgjasin 18 muaj.
Dokumentacioni mund të tërhiqet në Komunen e Prishtinës ndërsa afati për parakualifikim është deri me datëm 5 korrik 2018./Arbresh.info
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen