Duket si një mjet i zakonshëm bujqësor, por nuk është. Ai është një mjet i sofistikuar që bën regjistrime gjeo-elektrike nëntokësore të qytetit të lashtë të Justiniana Secunda, të zbuluar vitin e kaluar në Parkun Arkeologjik të Ulpianës, qytet që daton që nga shekulli i dytë para erës sonë.
“Ky mjet bën të mundshëm detektimin e strukturave të ndryshme arkeologjike nën tokë. Ka një sistem që përmes elektricitetit në kontakt me tokën merr pamje nën strukturën e saj”, thotë Giovanni Bitella nga “Geocarta”.
Incizimet kanë filluar dy javë më parë pas shiut, pasi toka e lagur e përçon më lehtë elektricitetin për të realizuar incizimet gjeo-elektrike. Krejt hapësira ku shtrihen dy qytetet është 35 hektarë dhe deri më tani kanë realizuar hartën e plotë të Justiniana Secunda që shtrihet në 17 hektarë me zbulime të reja.
“Kjo na ka mundësuar neve që me metoda jo intrusive ne të nxjerrim informacione të rëndësishme dhe ta kuptojmë mirë shtrirjen e vendbanimit, formën e fortifikimit të tij dhe organizimin e brendshëm urbanistik ku kemi të identifikojmë rrugët kryesore, pra rrugën Cardo, Maximus dhe Documanus Maximus dhe objekte tjera shumë të rëndësishëm”, ka thënë arkeologu, Arben Hajdari.
Arkeologu Christophe J Goddard në anën tjetër ka treguar se dje është zbuluar një shtëpi.
“Dje kemi zbuluar një shtëpi shumë të madhe të fortifikuar mirë, ku secila dhomë është më e madhe se 90m2, kopshti i rrethuar i cili është më i madh se gjysmë hektari, dhe kjo është një shtëpi e madhe, një ndërtesë e madhe në qytet”, ka thënë Goddard.
Incizimet do të vazhdojnë edhe më tej, deri në përfundimin e plotë të Kompleksit Arkeologjik Ulpiana./rtk
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar