Grupi i parë i besimtarëve nga Kosova është nisur sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” drejt vendeve të shenjta për të kryer ritualin e Haxhit.
Lajmi është bërë i ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), e cila njoftoi se 297 haxhilerë nga komunat e Prishtinës dhe Fushë Kosovës janë nisur rreth orës 08:00 të mëngjesit. Sipas BIK-ut, grupet e tjera do të nisen gjatë ditëve në vijim.
Ndër haxhilerët e këtij viti, më i riu është një 15-vjeçar nga Prishtina, ndërsa më e moshuara një 84-vjeçare, po ashtu nga Prishtina.
“Nga Drejtoria për Haxh dhe Umre e Bashkësisë Islame të Kosovës thonë se gjithçka është duke shkuar mbarë ashtu siç është paraparë. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton se këtë vit nga Kosova për ta kryer haxhin do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, thuhet në njoftimin i BIK-ut./Arbresh.info





Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...
Sami Lushtaku: Nesër do e padis Albin Kurtin
Murat Jashari demanton Kurtin për çështjen e Presidentit: Jo...