Policia e Kosovës ka njoftuar se ushtrimi i përbashkët i sigurisë me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka nisur të premten nga ora 15:00 dhe do të zgjasë deri në ora 21:00.
Sipas policisë, ushtrimi është në fazën fillestare dhe do të zhvillohet sipas skenarëve të paraparë më herët.
Në bazë të situatave të simuluara, në ushtrim do të përfshihen disa njësi policore – nga patrullat e rendit publik dhe njësitë e reagimit të shpejtë, e deri te njësitë elite speciale të profilizuara. Këto njësi do të përdorin pajisje dhe mjete logjistike të nevojshme për veprimet e planifikuara në terren.
Policia ka kërkuar bashkëpunim dhe mirëkuptim të qytetarëve, sidomos të pjesëmarrësve në trafik, duke bërë thirrje që të shmangin lëvizjen në zonën përreth Ambasadës Amerikane në lagjen “Arbëria”, për shkak të ndërprerjeve të përkohshme të qarkullimit rrugor gjatë ushtrimit
Mjegulla mbi rrugët e Kosovës, policia del me një apel për v...
Rusia kundërshton planin e Evropës për t’i dhënë hua Ukrainë...
Situata e sigurisë, komandanti i KFOR-it takon kreun e FSK-s...
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...