Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë hyrë në sallën plenare, ku po zhvillohet përpjekja e 52-të për konstituimin e legjislaturës së re.
Ky vazhdim i seancës konstituive përbën tentimin e fundit brenda rregullit të deritanishëm, sipas të cilit seancat janë thirrur çdo 48 orë. Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i shpallur më 26 qershor përcakton se Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati 30-ditor.
Megjithatë, në rast se edhe kjo seancë nuk sjell rezultat, deputetët kanë ende mundësinë që të mblidhen sërish deri nesër, kur përfundon afati kushtetues.
Moti sot me diell, temperaturat arrijn 19 gradë
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf