Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë filluar takimin me kryeministrin Kurti në Qeveri.
Pesë diplomatët perëndimorë kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar me Kurtin në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, për të cilin pas këtij takimi do të udhëtojnë edhe në Beograd për takim me presidentin serb, Vuciq. Takimet me diplomatët perëndimorë kohëve të fundit janë intensifikuar për shkak të marrëveshjes me Serbinë, për të cilën pranvera është parë si opsion i mundshëm. /arbresh.info/
lexo edhe:
Pesë diplomatët e ngarkuar për dialogun Kosovë-Serbi arrijnë në objektin e Qeverisë

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit