Partitë politike nisin sot edhe zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.
Kjo është agjenda e koalicioneve dhe partive për hapjen zyrtare të fushatës:
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi dhe kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, hapin fushatën në Fushë-Kosovë. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:00).
Koalicioni PDK-AAK-Nisma hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit. Marrin pjesë kryetarët e tri partive Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, si dhe kandidatët për deputetë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 15:00)
Partia Demokratike e Unitetit (PDU) hap zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 11 qershorit. (Hoteli “Grand”, ora 17:30).
Aleanca Kosova e Re hap fushatën elektorale në Prishtinë. (Shkolla “Zenel Hajdini”, ora 18:30)
Koalicioni LDK-AKR-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi dhe kandidati i tyre për kryeministër, Avdullah Hoti, hapin fushatën në Obiliq. (Shkolla Fillore “Ibrahim Rugova”, ora 18:00)./Arbresh.info.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...