Në Graçanicë ka nisur marshimi i serbëve të cilët po kërkojnë lirimin e serbëve të arrestuar për dhunë në veri.
Në këtë protestë po marrin pjesë një numër i madh i qytetarëve serbë, ku pati të atillë që kanë ardhur edhe nga rajoni i Anamoravës.
Në pankarta, serbët thanë se “Anamorava është me Vuçiqin”, “prej Anamoravës deri në Leposaviq jena një familje” e “liri për të gjithë serbët e arrestuar”.
Marshi protestues ka nisur nga manastiri për në drejtim të komunës e që pritet të përfundojë tek stacioni i Policisë së Kosovës në këtë qytet.

Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit