Nga Prekazi ka nisur sot një marsh simbolik me motoçikleta që synon të përshkojë disa shtete evropiane, me destinacion final Hagën dhe Brukselin. Aktiviteti mbahet në kuadër të fushatës “Liria ka Emër”, si thirrje për drejtësi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Ismail Tasholli, nga platforma “Liria ka Emër”, tha se qëllimi i marshit është që përmes një parakalimi simbolik të motoristëve të përcillet mesazhi për drejtësi.
Ndërkohë, Nasim Haradinaj, një nga pjesëmarrësit dhe organizatorët, tha se ky aktivitet ka edhe dimension kujtese për masakrat që ndodhën gjatë luftës.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...