Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur nënshkrimi i kontratave për gjeneratën e 61-të të kadetëve policorë.
Siç thuhet në njoftim, se për rëndësinë e të qenit polic i Kosovës, për detyrat që i presin fillimisht në Akademi e më pas edhe në punën policore, kadetëve u folën eprorë të lartë Departamentit për Burime Njerëzore.
“Kjo gjeneratë, ashtu sikurse dhe gjeneratat tjera të PK-së, në përbërjen e saj ka një përfshirje multietnike të komuniteteve të Republikës së Kosovës dhe e njëjta pritet të fillojë me trajnimin themelor në AKSP, pas përfundimit të procedurës së nënshkrimit të kontratave”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
E rëndë | Vdes i riu vushtrrias që ishte aksidentuar 11 ditë...
Katër të vdekur në aksidente trafiku për 24 orë
MINT vendos çmimet e reja tavan
27 vjet nga masakra në Burgun e Dubravë
Rudiger do ta vazhdojë kontratën me Real Madridin
Tensione në Aeroportin e Vlorës/ Punëtorët e MABCO-s përplas...