Është bërë vënia e gur themelit të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në fshatin Breznicë të Komunës së Obiliqit.
Ndërtimi i kësaj ambulante do të kushtojë 77 mijë euro dhe është mundësuar nga organizata “Duart e bamirësisë” që ka marrë donacion nga “Zakat House” nga Kuvajti.
Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, tha se kjo Ambulantë e Mjekësisë Familjare do t’u mundësojë banorëve të fshatit Breznicë të marrin shërbime më cilësore.
“Sot do të fillojë ndërtimi i një shtëpie të shëndetit në Breznicë. Në ketë rast duke e falënderuar shumë organizatën jo qeveritare ‘Duart e Bamirësisë’, e cila ka arritur të siguro donacion nga Kuvajti nga ‘Zakat House’. Në këtë rast sot po e fillojmë dhe shpresojmë që në afatin prej tre muajve do të përmbyllen punimet dhe do ta kemi një shtëpi të shëndetit të re, e cila do të ofrojë shërbime më të mira dhe më cilësore për qytetarët e kësaj zone”, tha ai.
Ndërkaq, drejtori i shoqatës “Duart e bamirësisë”, Shaqir Shaqiri, tha se ndërtimi i këtij objekti do të kushtojë 77 mijë euro.
“Pas kërkesës së Komunës së Obiliqit kemi vendosur të financojmë ndërtimin e kësaj ambulante, e cila me siguri është shumë e nevojshme për banorët. Donacioni është ‘Zakat House’ nga Kuvajti, në vitin e kaluar kemi ndërtuar edhe një shkollë në Komunën e Obiliqit, kemi ndërtuar edhe në qytetet tjera shkolla, ambulante”, tha ai.
Ndërtimi i Ambulantes së Mjekësisë Familjare pritet të përfundojë brenda tre muajve.
Kurti ndalet në Arllat për kafe dhe ëmbëlsirë, sonte tubimi ...
Mbi 117 mijë aplikime nga diaspora, numri mund t’i afrohet r...
Trump bisedë telefonike me Netanyahun – flasin për Ira...
Veldin Hoxha dhuron asistim të bukur për Rubin Kazanin
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...