Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se për herë të parë që nga ndërtimi i Termocentralit “Kosova B”, ka nisur procesi i modernizimit të njësive ekzistuese dhe zgjerimi i kapaciteteve prodhuese të këtij objekti energjetik strategjik për vendin.
Në një postim në Facebook, Rizvanolli ka theksuar se ky modernizim po realizohet pas më shumë se katër dekadash, duke filluar përmirësimin e njësive ekzistuese dhe zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Ky hap është një zhvillim i rëndësishëm për sigurinë energjetike të Kosovës.
Sipas ministres, investimi për këtë modernizim është në vlerë prej 56.5 milionë euro, të cilat janë tërësisht të financuara nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), pa marrë kredi apo borxh.
“Me investim prej 56.5 milionë euro, të financuar tërësisht nga KEK-u, pa kredi, pa borxh, po ndërmerret një hap i rëndësishëm drejt sigurisë energjetike dhe përgjegjësisë publike. Vetëm gjatë vitit 2025 pritet një rritje prej +15 MW në kapacitetin prodhues”, tha ajo./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...