Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

14:31 | 8 Prill 2026
E.G

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka nisur mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh procedurale dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin nga mbledhja e mëparshme.

Në kuadër të pikës kryesore të rendit të ditës, do të diskutohet propozimi për rendin e ditës së seancës plenare, e cila pritet të përfshijë disa pika të rëndësishme legjislative dhe politike.

Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0,

8. Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit,

9. Zgjedhja e 1 (një) anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës,

10. Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”,

11. Propozimi i GP të AAK-së për emërimin e deputetes Duda Balje në komisione parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale