Zyrtarisht ka filluar implementimi i parimit të kontrollit “Hyrje–Hyrje” mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin e përbashkët kufitar Glloboqicë–Jazhincë.
Të pranishëm në këtë ngjarje jenë ministri në detyrë i MPB-së, Xhelal Sveçla, zëvendësministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Blerim Gashani, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, si dhe delegacionet përkatëse të të dyja shteteve.
Ky pikëkalim i përbashkët është një nga dy pikat kufitare të parashikuara në Protokollin për implementimin e marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pikat e përbashkëta kufitare: Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë. Marrëveshja është nënshkruar në nëntor të vitit 2024, gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...