Ka arritur në ambientet e EULEX-it në Prishtinë, për të vazhduar për të dytë ditë me radhë intervistimin nga prokurorët e Gjykatës Speciale, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.
Ai gjatë ditës së djeshme është marrë në pyetje nga Specialja në ambientet e EULEX në Prishtinë, e njësoj ka ndodhur edhe sot.
Ahmeti ka arritur në ora 9:30 atëherë kur edhe e kishte kohën e caktuar për tu intervistuar.
Kreu i BDI-së po merret në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, ku këtë të mërkurë intervistimi i tij ka zgjatur për rreth tetë orë. Ahmeti është një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Ndaj tij nuk ka pasur akuza konkrete, ndërsa më herët pati deklaruar se është i gatshëm të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së.
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...