Dëshmitari i pestë ka filluar dhënien e dëshmisë në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK).
Me të filluar seanca pas një pushimi të shkurtë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, tha se do të kalojnë në seancë private dhe se kjo bëhet për të mbrojtur dëshmitarin.
Gjitha seancat ku janë dëgjuar dëshmitarët deri më tash, janë mbajtur në seanca private (lexo: të mbyllura për publikun), teksa fillimisht do dëshmojnë 12 dëshmitarë gjithsej, në një proces relativisht të gjatë, me qindra dëshmitarë të deklaruar, sipas DhSK-së.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi po akuzohen për krime lufte, krime kundër njerëzimit, torturime dhe trajtim çnjerëzor të personave./Arbresh.info
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata
Putin thotë se Rusia “ka ide” si të zgjidhet çështja e NIS-i...
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritjet në Jarinje deri në 2...
I kapen mbi 10 mijë euro një udhëtari në Aeroport, paratë i ...
Kurti të dielën tubim në Hajvali në shkollën “Shkëndija”