Fatos (Halil) Geci nga Llausha e Skenderajt i është bashkuar sot partisë Guxo.
Ai është mirëpritur nga dy krerët e kësaj partie, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, përcjell Arbresh.info
Gërvalla përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Geci ka përvojë profesionale disa vjeçare në sektorin e financave ndërsa theksoi se ai vjen nga një familje tradicionale e fisnike.
Postimi i plotë:
Guximtari Fatos Geci
Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci.
Fatos (Halil) Geci është në përfundim të studimeve të doktoratës në fushën e ekonomisë në UP “Hasan Prishtina” si dhe përfitues i tri bursave ndërkombëtare të studimeve doktorale në Cote d’Azur University në Francë. Ai ka disa vjet përvojë profesionale në sektorin e financave, duke u angazhuar në çështje që lidhen me analizën ekonomike, menaxhimin financiar dhe politikat zhvillimore.
Duke trashëguar traditën, familja e Fatosit dha provimin më të madhërishëm. Fillimisht, në rezistencën civile, pas kësaj si bashkëluftëtarë të Adem Jasharit e luftëtarë deri në çlirimin e vendit dhe në përpjekjen e përhershme për shtetndërtimin e Kosovës, gjithmonë duke qenë mbështetës të institucioneve të Kushtetutës së Kaçanikut dhe të Presidentit Ibrahim Rugova.
Nga sot, rrugën për Kosovën, Fatos Geci do ta bëjë bashkë me Partinë Guxo, trashëgimtaren e denjë dhe të vetme të Ibrahim Rugovës.
Mirësevjen Fatos!/Arbresh.info
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...