Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë sot se nuk mund të kopjohet Asociacioni i Komunave Serbe, duke shtuar se në asnjë vend tjetër në rajon apo në pjesë të tjera të territorit të Serbisë, nuk po bisedohet për autonomi substanciale.
Nikoliq ka deklaruar për gazetën beogradase “Novosti” se për Asociacionin diskutohet në territorin e Kosovës, për të cilën “parashihet autonomi substanciale”, dhe Serbia merr pjesë realisht në të.
” Për asnjë vend tjetër në rajon, as në pjesë të tjera të territorit të Serbisë, nuk bëhen bisedime për autonomi substanciale” shtoi ai, transmeton Klan Kosova.
Presidenti serb tha se bashkëpunimi në mes të pushtetit lokal është i mundur brenda vendit dhe përtej kufijve në përputhje me kushtetutën e këtyre vendeve dhe vendimeve të qeverive.
Ky reagim i tij erdhi pas krijimit të Unionit të Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarë në rajon.
Ky union synon krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.
Unioni ka startuar me Bashkinë e Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, që kanë firmosur një platformë bashkëpunimi në fusha si urbanistika, mjedisi, arti dhe inovacioni.
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...