Presidenti serb Tomislav Nikoliq ka thënë që vendimi i gjykatës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt, është një indikacion që aktakuzat e Serbisë ndaj tij do të rrezohen, shkruan B92.
“Mendoj që BE-ja u ka dhënë direktiva të tilla të gjitha shteteve anëtare. Duke u bazuar në këto marrëdhënie nuk do të ketë drejtësi për viktimat serbe të krimeve të kryera nga shqiptarët” ka thënë Nikoliq.
Ditën e enjte gjykata në Colmar në Francë ka liruar me kusht Ramush Haradinajn, deri në marrjen e vendimit për ekstradimin e tij.
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara
Leeds shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë, mposht ...
Zyrtarët e Trump po diskutojnë një tjetër takim të mundshëm ...
Qazim Laçi realizon supergol në fitoren e Rizesporit
Deputeti i VV-së: Ka pasur komunikime për president, por jo ...
“makazze” me një tjetër performancë spektakulare, NAVI e kal...