Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka thënë se i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak e ka informuar kreun e kësaj partie, Memli Krasniqi, mbi ecurinë e dialogut në muajt e fundit.
Tutje, ai tha se vizitat e Lajçak tashmë janë bërë rutinë në Kosovë ndërsa vizitat e tij i cilëson si të rëndësishme sepse sipas tij i informon palët që nuk janë të përfshira në dialog dhe se PDK nuk është e befasuar nga informatat që morën në këtë takim.
“Në takim janë diskutuar gjerat që kanë ndodhur në procesin e dialogut gjatë muajve të kaluar. Nuk jemi befasuar nga asnjë informatë e Lajçakut, fatkeqësisht nuk jemi befasuar nga asgjë”, është shprehur Nikaj në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Tutje, ish ambasadori i Kosovës në Belgjikë thotë se si PDK shpresojnë që të ketë më shumë rezultate nga dialogu, ku sipas tij, dialogu duket se është në fillet e tij të para dhe nuk ka një dinamikë të arritjes së qëllimeve të veta, por që ka një plan që të dinamizohet ecuria e dialogut.
Ndërsa, sa i përket temës së “arkivave të UÇK-së, Nikaj thotë se qëndrimi i PDK-së përballë Lajçakut ishte që UÇK nuk ka pasur asnjëherë arkiva.
“Qëndrimi i PDK-së edhe për Lajçakun edhe për të gjithë është i qartë se nuk ka pasur asnjëherë arkiva të UCK-së dhe çfarëdo përpjekje për t’i barazuar krimet e Serbisë me luftën e UCK-së është dashakeqe”.
Rama nderon Ekrem Bardhën me Çelësin e Prishtinës për kontri...
Policia e Shkodrës asgjëson mijëra bimë të dyshuara si narko...
Përleshje masive para finales PSG-Inter: Godasin me mjetet t...
Hamasi i gatshëm të lirojë 10 pengje si përgjigje ndaj propo...
Dallaveret me patentë shoferë, 10 të dyshuar mbesin në arres...
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qer...