Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas rritjes së rasteve me COVID-19 ka kërkuar një angazhim më të madh të institucioneve për përballje me virusin.
Deputeti Tahiri ka thënë se nëse nuk ka angazhim më të madh të qeverisë, Kosova do të mbetet me numrin më të vogël të vaksinuarve.
“Nëse nuk kemi angazhim të Qeverisë, edhe në muajt e ardhshëm do të jemi vendi me më së paku të vaksinuar. I bëj thirrje ministrit Vitia dhe Qeverisë që të kenë një angazhim më të madh. Java tjetër të jetë me masa shtesë”, tha Tahiri./arbresh.info/
Në QKUK konfirmohet shtatzënia e parë pas procedurës IVF, Vi...
Shpërthen gypi, pa ujë përkohësisht Mitrovica e Veriut, Zveç...
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-presidentit, Ilir Meta...
Nisin punimet për ndërtimin e rrethit në rrugën Prishtinë-Gj...
Villa rikthehet te Atletico Madrid, emërohet në bordin drejt...
Trump: Irani mund të garojë në Kupën e Botës, por s’është e ...