Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas reshjeve të dendura atmosferike mbi vendin tonë, niveli i ujit në liqenet akumuluese Batllava dhe Badoci, kanë shënuar ngritje të kënaqshme, prej 1 metër.
“Reshjet dhe ardhjet e vazhdueshme prej lumenjve dhe përroskave direkt në liqenet akumuluese sipërfaqësore, kanë shkaktuar turbullirë të ujit në liqenin e Badocit prej nga furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve të kryeqytetit, por në gjendje më të mirë është liqeni i Batllavës prej nga furnizohen 70% e konsumatorëve.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës sot është (- 4.64 m) nën kuotën maksimale, derisa niveli i ujit në liqenin e Badocit është ( – 2.89 m)”, thuhet në njoftim.
Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a. gjatë ditës së sotme, ka qenë e detyruar që të zvogëloj prodhimin e ujit nga fabrika e Badocit, prej 350 l/s në 150 l/s, në mënyrë që të ruhet cilësia e ujit të pijshëm.
Sipas parashikimeve teknike, një gjendje e tillë do të tejkalohet shumë shpejtë .
Meqenëse të gjithë jemi përdorues të ujit, në të njëjtën kohë jemi edhe përgjegjës për mbrojtjen e tij, dhe se dy parimet bazë për mirëmbajtjen e burimeve ujore janë RUAJTJA dhe MBROJTJA
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar