Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton se pas zhvillimeve të hetimeve, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, ndaj një grupi të organizuar kriminal prej 11 të pandehurve.
Të pandehurit O.T, A.G, B.B., I.K., D.M., F.B., A.R., L.H., A.A., K.I., V.K. përmes kompanisë së regjistruar në ARBK, por të pa licencuar për ndërmjetësim financiar kanë kryer mashtrime të mëdha financiare nga tetori 2018 deri në nëntor 2022, përcjell Arbresh.info.
“Në krye të grupit ka qëndruar i pandehuri O.T. – shtetas i Izraelit, ndërsa pandehurit tjerë, duke u prezantuar si brokerë kanë mashtruar viktimat nga vende të ndryshme të botës, duke përdorur identitete të rreme dhe platforma të parregulluara investimi, ku fitimet e shfaqura kanë qenë vetëm simulime. Viktimave iu kanë premtuar fitime të larta me rrezik minimal dhe në atë mënyrë i kanë nxitur të investojnë shuma të mëdha parash, të cilat pastaj janë transferuar në llogari të bizneseve të regjistruara dhe të kontrolluara nga grupi kriminal, duke u fshehur gjurmët financiare”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprat penale: “Krim i Organizuar”, “Mashtrimi” dhe të pandehurit O.T. dhe D.M. akuzohen edhe për veprën penale: “Shpëlarje e parave” .
Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info
Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen
KQZ: Procesi i rinumërimit përmbyllet plotësisht në 23 komun...
54 aksidente dhe afër 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fund...
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së