Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.R për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës në maj të vitit 1999.
Sipas aktakuzës, D.R dyshohet se në periudhën 7-10 maj 1999, ka marrë pjesë në një sulm të gjerë dhe të organizuar të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kundër popullsisë civile shqiptare.
Ai akuzohet për bashkëkryerje në vrasjen e tre civilëve shqiptarë, keqtrajtimin fizik të tyre, dëbimin e dhunshëm të banorëve, si dhe për plaçkitjen dhe shkatërrimin e shtëpive në disa lagje të Gjakovës.
Prokuroria ka bërë të ditur se aktakuza mbështetet në dëshmitë e viktimave dhe dëshmitarëve okularë, identifikimin e të pandehurit përmes fotografive, raportet e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe prova të tjera materiale të mbledhura gjatë hetimeve.
I pandehuri ndodhet aktualisht në paraburgim, ndërsa Prokuroria ka kërkuar vazhdimin e kësaj mase për shkak të rrezikut të arratisjes.
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...