Ngjarjet që do ta shënojnë ditën e sotme.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi dhe Agjencia e Metrologjisë së Kosovës bëjnë verifikim e peshorëve në pikat grumbullues të grurit në funksion të përgatitjeve të sezonit të korrje-shirjeve. (Ora 9:30)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton shkresën drejtuar komisioneve për politikë të jashtme të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për vitin 2019 dhe diskutim lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, dhe 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës fillon punimet në konservimin dhe restaurimin e shtëpisë ku ka ndodhur masakra e fshatit Paklek i Vjetër, në Drenas. (Ora 11:00)
Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me organizimin e punës së Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)
Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton përfundimin e Kryesisë së Kuvendit nr.07-V-049 datë 17.6.2020. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takim me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me përfaqësues të ZQM-së dhe ZKM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takim me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, me përfaqësues të Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve në Mitrovicë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 14:00).
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale