Këto janë ngjarjet e ditës së sotme.
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
11:00
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përurojnë sistemin e ujitjes në fshatin Sfaraqak. (Sfaraqak, Vushtrri)
11:00
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit. (Selia e Kryesisë së BIK-ut, Prishtinë)
11:00
OJQ-të “Aktiv” dhe “KIPRED” organizojnë panel diskutimi ku do të prezantohet hulumtimi “Forcimi i reagimit institucional ndaj incidenteve të sigurisë në komunitetet joshumicë (serbe)”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
13:30
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ë shqyrton ratifikimin e Traktatit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) mban Sallonin e së Martës me temën “Luftimi i gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTIQ+: Cilat janë mënyrat?” (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)./Arbresh.info/
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...
Konjufca kërkon mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Ko...
Haxhiu në Mitrovicë: 104 persona ende të zhdukur, Serbia pen...
Mbappé ende në pikëpyetje për ndeshjen ndaj Barcelonës
Shqipe Selimi: Vendimi për katërshen e UÇK-së rrezikon të sh...
Përparim Rama shkarkon edhe një drejtor