Këto janë disa nga ngjarjet që do të karakterizojnë 20 majin.
Konferencë e Farmacisë “Përmirësimi i sigurisë së barnatimit në kujdesin primar nëpërmjet komunikimit efektiv në barnatore” (Dekanati i ri i Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mban fjalë hyrëse në Konferencën “Diaspora Flet 2023” (Salla e seancave, Kuvendi i Kosovës, ora 9:30)
Mbahet Mbledhja II e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për Vetëvendosje (Fakultetin e Arkitekturës, salla Modelariumi (afër Ministrisë së Arsimit), ora 10:00)
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie (Selia e AAK-së, Ulpianë, ora 12:00)
Shënohet Dita e Bibliotekës “Ernest Koliqi”, që gjendet në Qendrën “BogdaniPolis” në Katedralen Shën Nënë Tereza, me rastin e ditëlindjes së 120 të Ernest Koliqit, shkrimtar e kontribues i madh i arsimit shqip në Kosovë (Qendra “BogdaniPolis”, ora 12:00)
Me rastin e 15-vjetorit të marrëdhënieve zyrtare diplomatike gjermano-kosovare, Ambasada Gjermane në Prishtinë, së bashku me organizata dhe institucione të shumëta gjermane dhe me lidhje gjermane në Kosovë organizojnë një “Street Shoë”(Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00).
Fondacioni Lumbardhi lanson “Arnautistan Noir”, një libër të ri komik i shkruar nga Artrit Bytyçi dhe ilustruar nga Ardi Shishko (Te Lumbardhi, ora 18:00)./Arbresh.info/
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...
Bahamas njohu Kosovën, Serbia i kërkon ta rishqyrtojnë vendi...
Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndë...
TikTok më i sigurt, por jo më i njëjti? Pasojat e marrëveshj...
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...