Për datën 20 korrik 2023 janë paraparë të ndodhin këto ngjarje në Kosovë
09:30
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) prezanton gjetjet dhe rekomandimet për bashkëpunimin rajonal të sigurisë në Ballkanin Perëndimor nga procesi i konsultimit. (Hotel “Garden”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor të Organit Shqyrtues tw Prokurimit për vitin 2022 dhe Raportin vjetor Financiar të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim e shqyrton Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
10:00
EcoKosWomen organizon hapjen e panairit me produkte të grave në agrobiznes. Marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, donatorë ndërkombëtarë si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
12:00
Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, mban tryezë diskutimi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të medieve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506)
14:05
Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...