Këto janë ngjarjet që e karakterizojnë ditën e sotme.
09:00
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, do të mbajnë konferencë për medie lidhur me masën për kursimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Qeverisë)
09:30
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për bujqësinë organike në Kosovë, organizuar nga shoqata “Organika”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:30
Mbahet konferenca “Vajzat në TIK 2023”, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Kampusi i R.I.T Kosova, Gërmi)
09:30
Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) lanson dy skema të reja garantuese – dritareve të FKGK-së: “Gratë në biznes” dhe “Startup”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit diskuton për Rishpalljen e Konkursit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. (Ndërtesa e Kuvendit, N204)
10:30
KRU “Prishtina” nis shkyçjet nga shërbimet e ujësjellësit në të gjitha kategoritë e konsumatorëve për shkak të mospagesave. (Nisja bëhet nga KRU “Prishtina”)
11:00
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e arrestimit të Nagip Krasniqit, drejtor i KEK-ut. (Ndërtesa e Kuvendit)
11:00
Bëhet hapja solemne e panairit të përgjithshëm ekonomik “Prishtina 2023”, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. (“Prishtina Mall”, Prishtinë)
11:00
Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, mbajnë tryezën “Projektligji për Shërbime Sociale dhe Familjare, domosdoshmëri për reformën”. Merr pjesë dhe ministrja Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00
Organizata Turistike e Ulqinit (OTU) organizon konferencë në kuadër të Panairit të Turizmit. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës së Ulqinit etj. (Hotel “Sirius”, Pishtinë)
11:00
Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, bashkë me zv.kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë-Kosovë, Bashkim Krasniqi, dhe nënkryetarin për Komunitete, Suhat Ademi, mbajnë konferencë për medie. (Oborri i ri i komunës së Fushë-Kosovës)
12:00
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS) pastron Memorialin e Personave të Zhdukur, një ditë para shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë)
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë