Sot në Kosovë janë paraparë të mbahen këto ngjarje”
09:45
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimir, Gabriel Escobar, dhe ai i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takohen me presidenten Vjosa Osmani. (Zyra e Presidentes)
10:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu merr pjesë në konferencën “Të bashkuar për ndihmë juridike falas”, në kuadër të Javës së Ndihmës Juridike Falas. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
10:00
Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për zhvillim rajonal të balancuar. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00
Universiteti i Prishtinës mban ceremoninë e lansimit të projektit “Nanoparticles in Environment and Medical Research”, i cili financohet nga Komisioni Evropia, si dhe implementohet nga Kings College London, në partneritet të ngushtë me Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Milanos dhe Universitetin e Parmës. (Fakulteti i Mjekësisë)
10:30 – 12:00
Komuna e Mitrovicës mban këto aktivitetete me rastin e shënimit të Ditës së Dëshmorëve të UÇK-së:
10:30 – Homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Shipol;
11:00 – Inaugurimi i punimeve për pllakën përkujtimore tek “Parku Solana”;
12:00 – Manifestimi qendror kushtuar Ditës së Dëshmorëve në sheshin “Mehë Uka”.
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës të Republikës së Kosovës (AKRK) për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2022. I ftuar, kryetari i KQZ Kreshnik Radoniqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)
12:00
Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 23-të të Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me përkrahjen e Ministrisë së Kulturës dhe Komunës së Prishtinës. (Pallati i Rinisë, Prishtinë)
13:00
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq merr pjesë në vënien e gurthemelit të shtëpisë për familjen e Vlada Trajkoviqit si përfitues i radhës pas pas thirrjes publike dhe rezultateve të procesit të aplikimit të subvencioneve. (Fshati Dobrotin, Graçanicë)
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë