Ngjarjet e dites së sotme

07:06 | 18 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

09:00

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj takohet me drejtorët e Komunës. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

09:30

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën ndërkombëtare dokumentimi i dhunës seksuale në konflikt standardet dhe praktikat. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

09:30

Vazhdon seanca gjyqësore e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq. Dëshmojnë dëshmitarë të mbrojtur. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

10:00

Ministria e Punëve të Brendshme lanson fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani; kryeministri Albin Kurti, etj. (Ndërtesën e Qeverisë)

10:00

Komisioni për Integrim Evropian mban tryezë me temën: “Agjenda Evropiane 2022”. Marrin pjesw: Jörn Rohde ambasador i Gjermanisë; Pavel Bílek ambasador Çekisë; Tomash Szunyog shef i Zyrës së BE-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

10:00

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport formon grupin punues për shqyrtimin e Projektligjit për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)

11:00

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës, për vitin 2021 me Burbuqe Hana etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

10:00

Qendra Kosovare për Vetë-Përkrahje (QKVP), dhe komunat Skenderaj dhe Vushtrri mbajnë konferencën finale të projektit: “Rritja e punësimit të personave me aftësi të kufizuara përmes zbatimit të planit lokal të veprimit për punësimin e PAK në Skenderaj dhe Vushtrri”. (Hotel “Freskia”, Skenderaj)

14:00

Zhvillohet ndeshja e Superkupës “Kosovë-Diasporë”, ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës, FC Llapi dhe fituesit të Kupës së Unionit në Zvicër, FC Kosova Zurich. (Kampi Nacional, Hajvali)

17:00

Organizata jo-qeveritare “ETEA” bënë hapjen e programit të ri të Qendrës “Libart” specifikisht në ngjarjen “Takim me akademik Muhamedin Kullashin”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, lagjja “Dardania”)

Shpërndaje në rrjete sociale