09:30
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Medie – KPM. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon konferencën me temën “Rini aktive për zhvillim të qëndrueshëm”. Merr pjesë dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani. (Hotel “Sirius”, Prishtinë).
10:00
Komuna e Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes së fushatës “VAJZAT NË TIK”. Gjatë tri ditëve, 15 organizata do të mbajnë aktivitete që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në Teknologji Informative. Marrin pjesë kryetari Përparim Rama dhe nënkryetarja Donjeta Sahatçiu. (Salla e Kuvendit komunal)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, N303)
11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me amendamente për Projektligjin për turizmin dhe propozim-vendimin e Qeverisë për emërimin e bordit të Komisionit Kosovar të Konkurrencës. (Kuvendi i Kosovës, N10)
13:00
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me Komisionin për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, me temën “Koordinimi dhe përgatitjet për sfidat në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare të krijuara pas fillimit të luftës në Ukrainë”. (Kuvendi i Kosovës, N303)
13:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrton raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021 dhe propozim-vendimet lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit tё Popullit. (Kuvendi i Kosovës, N10)
13:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N302)
13:30
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Kuvendi i Kosovës, C203)
14:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr Arkivat Shtetërore. (Kuvendi i Kosovës, N506)
15:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe Raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N204)
17:00
Demokraci për Zhvillim (D4D) mban sallonin e së martës me temën “Tranzicioni i energjisë elektrike në Kosovë: Korniza strategjike dhe investimet që ndikojnë në zhvillim të qëndrueshëm”. Panelistë të ftuar janë Sahit Gashi, nga Divizioni për Energji, Ministria e Ekonomisë dhe Liron Gjocaj, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). (Libraria “Dukagjini”, Prishtinë)/arbresh.info/
Rama: Aktiviteti i Gjykatës Speciale në “Xhevdet Doda” u mba...
Sorensen pas takimit në Bruksel: Një hap për sqarimin e fati...
Presidenti i Këshillit Evropian: Vendimi i Trump për të mos ...
Filmi kosovar “Dy persona që shkëmbejnë salivën” nominohet p...
Perisic pranon rikthimin te Interi, Nerazzurët po tentojnë t...
Çmimi i arit arrin nivel rekord mes tensioneve gjeopolitike