08:15
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, do të marrin pjesë në inaugurimin e parkut të ri “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të komunës së Mitrovicës. (Selac/ Bajgorë)
09:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Pas takimit do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi. (Salla C301/ Holli i Kuvendit)
10:00
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i kryetarit)
10:00
Komuna e Prishtinës organizon takim koordinues me komunat e rajonit të Prishtinës, përfaqësuesit e OSBE-së, ministrin e MAPL, Elbert Krasniqi, drejtorin e AKK-së, Sazan Ibrahimi. (Restoranti “Amazona”, Milloshevë)
10:00
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N302)
10:00
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës, shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
11:00
Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, shqyrton listën e kandidatëve të propozuar. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
11:00
Promovohet libri “Vlerësimi i arritjeve akademike të nxënësve” i autorëve Nazmi Xhomara dhe Nehat Mustafa. (Biblioteka Kombëtare)
12:00
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me homologun nga Mbretëria e Danimarkës, ministrin Nick Haekkerup, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë)
Ambasada amerikane dhe Policia e Kosovës zhvillojnë ushtrime...
Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj 10 personave për...
Xhevahire Izmaku e bindur: Nisma e kalon pragun, Limaj i duh...
Osmani: Gjenocidi i Millosheviqit, plagë e përjetshme
Nisin negociatat për një marrëveshje dypalëshe mes SHBA-së d...
Alban Hyseni bën betimin si kryetar i Gjilanit: Do t’i shërb...