Këto janë ngjarjet e ditës së sotme që e karakterizojnë ditën e sotme.
09:00
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë)
10:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, do të nënshkruajnë marrëveshjen për Projektin Shërbimet Shëndetësore të Integruara – IHS. (Hotel “Emerald”)
10:00
Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK), viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri”, Vushtrri)
11:00
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Gllogjan, Deçan)
12:00
Hapet ekspozita me fotografi e autores Mirvete Hasani e titulluar “Gratë dhe vajzat e UÇK-së”. (Biblioteka Kombëtare)
12:30
Punëtorët teknikë të 10 shkollave të komunës së Prishtinës mbajnë takim me kryetarët e shoqatave sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Zyrat e Federatës Sindikale)
13:30
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional. Të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203)
12:00
Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, Deçan)
15:00
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, do të mbajë konferencë për medie, rreth protestës të së shtunës. (Zyrat e PSD-së, rr. “Bajram Kelmendi”)
19:30
Rrjeti i OJQ-ve AVONET, me rastin e 24 Marsit, Ditës së fillimit të bombardimeve të NATO-s, organizon “Kafen e Miqësisë dhe Falënderimeve”. (Lokali “Mon Ami”, Ferizaj)
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...
Çmimet e arit dhe argjendit arrijnë nivele rekord në vitin 2...
Ky është zyrtari policor që ia shpëtoi jetën gruas së rënë n...