Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për ditën e sotme:
08:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në përkujtim të viktimave të masakrës në Kralan të Gjakovës. (Kralan, Gjakovë)
08:40
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e familjes Vejsa në Gjakovë. (Varrezat e Qytetit)
09:30
Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Autizmi, me Asociacionin Nacional i Autizmit në Kosovë (ANAK) si dhe Shoqatën Autizmi Flet, mbajnë konferencën “Më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia” me rastin e Shënimit të Ditës Botërore të Autizmit 2 Prill, 2024. ( Ndërtesa e Qeverisë, Kati 0, Salla P38)
09:30
AShAK organizon tryezën “Krijimtaria Letrare e Ali Aliut në 90-vjetorin e lindjes”. (Salla e AShAK)
10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbanë takim me shoqatën e logopedëve, me Shoqatën e ergoterapistëve dhe me grupin e specialstëve të supervizionit për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes mbanë takim me kursantët e Kursit të Lartë për Siguri dhe Mbrojtje të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N506)
11:00
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mbanë takim me Komisionin për Edukim dhe Mjetet e Informimit Publik nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
11:00
Mbahet mbledhja solemne e Kuvendit Komunal të Prizrenit ku do të shpallet Qytetar Nderi i Prizrenit, Ali Ahmeti, Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). (Shtëpia e Bardhë)
11:00
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi elektronik i prokurimit publik e-prokurimi“. I ftuar: Kryetari i KRPP-së Osman Vishaj. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)
11:00
Tubim përkujtimor në shënimin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve dhe martirëve gjatë luftës çlirimtare 1998/99 në Hoçë të Vogël. (Lapidari i Dëshmorëve dhe Martirëve Hoçë e Vogël Rahovec)
11:00
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Repartit Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës. (Reparti Pediatrik në Spitalin Regjional të Mitrovicës)
12:00
Punëtorët e FSP-PTK organizojnë protestë. (Para objekteve qendrore të Telekomit të Kosovës në gjithë territorin e Kosovës)
14:30
Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Qeveria e Kosovës)
13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton projektligjin për Performancën energjetike të ndërtesave. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)
18:15
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, takohet me Kryetarin e Komisionit për Çështje Politike dhe Demokraci në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301)
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...