07:50
Organizatorët e protestave “Mbrojtje për vajzat dhe gratë” që denoncon krimet seksuale ndaj vajzave dhe grave dhe neglizhimin institucionaldo ta zhvillojnë një aksion simbolik. (Para Këshillit Prokurorial).
09:30 – 17:30
Deklaratat përmbyllëse të Prokurorit kundër Salih Mustafës. (Hagë)
09:00
Oda e Mjekëve mban ditën e dytë të kursit me temën “Kirurgjia minimale invazive dhe e urologjisë së fëmijëve”. (Hotel “Emerald”)
10:00
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore diskuton lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. Të ftuar janë Nita Shala, zëvendësministre e Drejtësisë, dhe Hilmi Jashari ekspert. Ndërtesa e Kuvendit, N302
10:00
Mbahet ceremonia e shpërndarjes së karrocave për personat me aftësi të kufizuara në shoqatën “Handikos”, donacion i Kishës së Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme nga SHBA – LDS. (Zyrat e “Handikos”, Veternik)
10:00
KRU “Gjakova” fillon fushatën ndërgjegjësuese për trajtimin e ujërave të ndotura, përkatësisht moshedhjen e pecetave të lagura në rrjetin e kanalizimit. (Sheshi “Nëna Terezë”, Gjakovë)
10:00
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, pret në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. (Zyra e kryetarit, Gjilan)
11:00
Mbahet seanca përfundimtare gjyqësore në rastin e padisë së qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj Komunës së Prishtinës, për diskriminim në qasje. (Gjykata Themelore, Prishtinë)
13:00
PSD mban konferencë për medie, ku do të flasë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, në lidhje me vizitën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilova. (Zyrat e PSD-së
14:30
Mbahet ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga Qeveria e Japonisë. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i ngarkuari me punë i Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. (Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” Mitrovicë)
Spanja konfirmon një rast të ri me hantavirus
”Sot në Mitrovicë e Ferizaj”, Pacolli njofton vazhdimin e ak...
Dembélé qetëson tifozët: Po, më 30 maj do të jem në fushë
“Familja e tij ishin mbështetës të Rugovës”, Haradinaj preza...
Talenti i ri, Pitarch pritet të jetë pjesë e rëndësishme e R...
Djali i Jakup Krasniqit shijon kafen e mëngjesit me vëllanë ...